Dramaturgu Stefan Capaliku dhe regjisori Altin Basha, do të vendosin në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli shfaqjen “Made in Albania”.

Drama me subjekt dhe mesazh shqiptar, i bën jehonë Shqipërisë së sotme, asaj të vertetës, thelbësores e të “padukshmes”. Ngjarjet zhvillohen në një biznes fasonësh, në të cilin punojnë gra të të gjitha moshave, ku prodhohen rroba me etiketat “Made in Albania”. 

Ky është bashkëpunimi i dytë i Capalikut dhe Bashës, pas një suksesi ndërkombëtar në Festivalin “Drama të Reja nga Europa” në vitin 2010 në Gjermani, ku fituan cmimin e parë me “Allegretto Albania”. 

Në rolet kryesore do interpretojnë Zyliha Miloti, Luftar Paja dhe një kast i përbërë nga 11 aktorë të rinj. Premiera e shfaqjes mendohet të jetë në javën e parë të muajit prill.
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)