SHKUP - Zëdhënësi i Komisionit Europian, Petar Stano, ka konfirmuar marrjen e letrës së kryeministrit Gruevski, në të cilën ky i fundit ka sqaruar se, konkludimet e Komisionit ad-hok për hetim të ngjarjeve të 24 dhjetorit në Parlamentin e Maqedonisë janë miratuar me qëllim që të mos ndaloj procesi eurointegrues i vendit.
 
Edhe pse Gruevski nga Fyle kërkoi që në progres raportin e Komisionit sërish të përkrahet rekomandimi për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Union, si dhe kërkesën personalisht nga Komisari që negociatat të fillojnë, nga zyra e Fyles nuk dëshirojnë të komentojnë se çfarë do të marrë ai në këtë drejtim.
 
“Në parim ne nuk komentojmë për shkresat që komisari ka me partnerët e tij, as nuk komentojmë letrat që ai i ka marrë nga të gjithë vende nga portfolio e tij”, ka transmetuar Stano qëndrimin e komisarit për zgjerim të BE-së.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com/INA)