TIRANE- Komisineri për zgjerimin e Bashkimit Europian, Stefan Fule do të vizitojë Shqipërinë në datën 6 mars ku do të zhvillojë një tryezë bisede ndërmjet krerëve më të lartë të vendit për të diskutuar mbi procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. Ky fakt është konfirmuar nga ana e Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha e cila ka theksuar se vizita e komisionerit Fule zhvillohet për këtë qëllim dhe jo për çështjen e marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE. “Shumë shpejt plani i veprimit do të bëhet i ditur në dialogun e nivelit të lartë ku do të zhvillohet takimi i dytë në datën 6 mars dhe do të drejtohet pikërisht nga komisioneri Fyle dhe nga kryeministri Rama.
Vizita e zotit Fyle që është anuluar, do të jetë në datën 6 mars pra dialogun e nivelit të lartë e cila është një tryezë e rrumbullakët, e cila zhvillohet mes palës së Komisionit Europian dhe qeverisë shqiptare, institucioneve të pavarura dhe opozitës. Është një takim me dyer të mbyllura dhe nuk bëhet në kuadër të marrjes së statusit të vendit kandidat por të hapjes së negociatave, pra i del një hap përpara procesit të integrimit”,- tha Ministrja e Integrimit. Kësisoj, vizita e Fules në Tiranë do të bëhet pas anulimit që bëri më parë për shkak të zhvillimeve në Ukrainë dhe se biseda do të bëhet për një stad më të lartë sesa marrja e statusit, ajo e çeljes së negociatave për në BE.
Kjo lë të kuptohet se mund të ndodhin dy skenarë në çështjen e integrimit të vendit. E para është ajo se statusi i vendit kandidat është mëse e sigurt dhe se Shqipëria do të çel menjëherë negociatat e anëtarësimit, pra e njëjta gjë që ndodhi me Serbinë në muajin dhjetor. Skenari i dytë është se takimi do të bëhet në kuadër të statusit të vendit kandidat dhe për të përcaktuar edhe një datë se kur do të hapen negociatat. Por sipas të gjitha gjasave, varianti i parë duket më i besueshëm pasi shtetit shqiptar nëpërmjet Ministrisë së Integrimit do të fillojë në muajin që vjen një tur takimesh tek vendet skeptike si Danimarka, Holanda, Gjermania etj.
Këtë gjë e bëri të ditur sërish Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e cila nga data 10 mars do të zhvillojë disa takime të nivelit të lartë me përfaqësuesit më të lartë të shteteve të BE-së të cilat nuk pranuan që Shqipëria të marrë statusin në muajin dhjetor. Dhe pas këtyre takimeve, mendohet se Shqipëria do të jetë një hap më pranë marrjes së statusit, pasi turi i vizitave do të fillojë rreth 3 muaj para marrjes së vendimit nga Parlamenti Europian.
“Turi i takimeve do të fillojë në datën 10, me vizitën time zyrtare në Berlin do të vazhdoj më pas me Athinën duke qenë se Greqia mban dhe presidencën e radhës në BE dhe më pas do të vazhdoj me disa shtete kryesore siç është Britania e Madhe, Holanda, Danimarka, Franca dhe do të shohim edhe disa vizita të tjera edhe në vendet fqinjë”,- tha Gjosha.
Krahas kësaj, Ministria e Integrimit Klajda Gjosha zhvilloi dje një takim me drejtorin për Ballkanin Perëndimor të BE, Jonas Johnnson. Ministrja e vuri në dijeni Johnsson, mbi ecurinë e reformave dhe vijimësinë e procesit të integrimit. Drejtori për Ballkanin Perëndimor në BE, shprehu interes mbi hapat dhe masat që po ndërmerren, si dhe për marrëdhënien që mazhoranca ka me opozitën në funksion të axhendës evropiane.
Shkrimi u publikua sot (27.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com