Stefano Boeri do të ndërtojë të parin Pyll Vertikal të Tiranës: 550 m2 gjelbërim mbulojnë 21 katëshin e ri

Stefano Boeri do të ndërtojë të parin Pyll Vertikal të Tiranës:  550 m2 gjelbërim mbulojnë 21 katëshin e ri

Arkitekti italian Stefano Boeri ka dizenjuar tashmë një Pyll Vertikal për një shumëkatësh në Tiranë, që do të mbushet me bimë dhe lule shumëngjyrëshe. I quajtur Pylli Vertikal i Tiranës, ndërtesa me fasadë prej xhami, do të ketë ballkone me gjelbërim plot aromë dhe do të mbajë firmën e Stefano Boeri Architetti.

Pyjet vertikale janë ndërtesa të mbuluara nga pemë, bimësi dhe lule, të cilat shërbejnë për të rritur sipërfaqen e gjelbëruar në qytet dhe rrisin cilësinë e ajrit. Stefano Boeri Architetti janë të specializuar pikërisht në këto fasada jeshile dhe kanë projektuar ndërtesa shumëkatëshe në qytete si Milano, Utrech, Nanjing.

Vëmendje të veçantë do t'i kushtohet bimëve dhe pemëve që do të zgjidhen për t'u mbjellë në ballkonet dhe tarracat e Pyllit Vertikal të Tiranës.

"Tirana është një kryeqytet Mesdhetar dhe këto esenca tipike të këtij ekosistemi ne kemi parasysh në momentin që vendosim se çfarë të zgjedhim si bimësi për të vendosur në Pyllin e parë Vertikal të Tiranës" shprehet arkitektja e peizazhit Laura Gatti.

"Shkurre të karakterizuara nga një gjelbërim i gjallë dhe lule të shndritshme në të verdhë dhe violet do të harmonizohen me aroma të rozmarinës dhe boronicave". Fasada e apartamenteve do të mbulohet me 3.200 bimë, lule dhe 145 pemë. Stefano Boeri Architetti do të krijojë në këtë mënyrë 550 metra katrorë gjelbërim në këtë sipërfaqe ndërtese në Tiranë.

Bimët në mënyrë të natyrshme thithin CO2 dhe grimcat e ndotjes që ndodhen në atmosferë në qytet duke çliruar oksigjen e duke krijuar mikroklimë të shëndetshme për banorët.

Pylli Veretikal i Tiranës, projektuar nga Stefano Boeri

Pylli Vertikal i Tiranës, që do të jetë një godinë rezidenciale, do të ketë një anë ngjitur me një ndërtesë tjetër të lartë ndërsa tre fasadat e tjera do të hapen si një lule drejt godinave të tjera të Sheshit "Nënë Tereza".

Dritaret e mëdha nga dyshemeja në tavan do të ofrojnë gjithashtu një pamje të gjërë të qytetit përmes bimëve e pemëve që do të mbillen aty.

"Ne kemi përmbysur idenë se fasada kryesore e një godine është ajo që hapet më shumë drej qytetit, duke i bërë të tre fasadat e Pyllit Vertikal të Tiranës të rëndësishme e të hapura drejt tij", shprehet arkitektja dhe njëkohësisht drejtoresha e projektit të Stefano Boeri Architetti Francesca Cesa Bianchi.

Pylli Vertikal i Tiranës do të mbulohet me pemë Mesdhetare dhe bimë aromatike si rozmarina

Pylli Vertikal i Tiranës do të jetë 21 kate i lartë dhe do të ketë 105 apartamente. Do të ketë 4 kate nëntokësore dhe dyqane në katin përdhes.

Stefano Boeri Architetti po realizon disa projekte në Tiranë, mes të cilave një Kub në Bllok për zyra dhe tri shkolla.

Pylli Vertikal i Tiranës do të ketë 105 apartamente me dritare nga dyshemeja në tavan

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen