Steimeier uron Metën dhe kujton
zbatimin e reformës në drejtësi 

Steimeier uron Metën dhe kujton<br />zbatimin e reformës në drejtësi 
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka uruar përmes një telegrami Presidentin e zgjedhur Ilir Meta. 

Në urimin e tij kreu i shtetit gjerman e ve theksin te zbatimi i reformës në drejtësi si një hap drejt konsolidimit të shtetit ligjor dhe avancimit të projektit europian të Shqipërisë. 

"Zbatoni pesë prioritetet"
Steinmeier thotë gjithashtu se Shqipëria do të ketë mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e integrimit, por për të afruar vendin me BE nevojitet zbatimi i pesë prioriteteve kyçe. 

Mesazhi i plotë i Frank-Walter Steinmeier
"Zoti President,

Ju përgëzoj shumë përzemërsisht, për zgjedhjen Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë.

Me miratimin konsensual të reformës në drejtësi vendi Juaj ka hedhur një hap të rëndësishëm në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor.

Zbatimi me vendosmëri i pesë prioritete kyçe, detyrën më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Vendi Juaj mund të mbështetet tek Gjermania si tek një mik i sinqertë e i besueshëm.

Pres me kënaqësi bashkëpunimin besimplotë me ju"
, mbyllet urimi i presidentit gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane