Steinmeier: Dështimi negociatave
​për koalicion po krijon krizë politike

Steinmeier: Dështimi negociatave<br />​për koalicion po krijon krizë politike<br>
Presidenti gjerman Frank Ealter Steinmeier shpjeguar për mediat se vendi i tij po përballet me një krizë politike të rëndë për shkak të dështimit të bisedimeve për formuar qeverinë e re.

Steinmeier tha  se do të organizoj takime me të gjitha palët politike, vetëm kështu mund të arrihen negociatat. Ai gjithashtu theksoi se të gjitha partite e kanë detyrim të formojnë sa më para një koalocion.

Partia e Lirë Demokratike (FDP) doli nga bisedimet maratonë pak para mesnatës të së dielës, ndërkohë që udhëheqësi i saj Christian Lindner, tha se nuk kishte asnjë "bazë të përbashkët besimi" midis FDP-së dhe partisë se kancelares gjermane, Angela Merkel.

"Më mirë të mos qeverisësh fare sesa të qeverisësh keq, tha Christian Lindner ".

Largimi në mënyrë efektive çoi në shkatërrimin e bisedimeve të koalicionit dhe fundin e një përpjekje rraskapitëse për të formuar një qeveri.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'

Conference League/ Egnatia 'shtegton' në Shkodër, Partizani luan në 'Elbasan Arena'