Steinmeier:Drejtësinë ose larg BE
Bushati: Shans për anëtarësimin

Steinmeier:Drejtësinë ose larg BE<br />Bushati: Shans për anëtarësimin
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank Ëalter Steinmeier ka thënë gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati se Reforma në Drejtësi duhet të mbyllet sa më shpejt ose vendi do të qëndrojë larg Bashkimit Europian. Ndëkrohë, Ministri Bushati ka thënë se miratimi i reformës në drejtësi është një shans për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ne në Gjermani e kemi ndjekur me vëmendje por e respektojmë atë dhe janë marrë reforma të dukshme por përvoja jonë është e tillë dhe mund të mbeten të paplota dhe është në fokus dhe jo vetëm në nga pala gjermane por edhe ata të komisionit të Venecias janë përpjekur për ta pasqyruar dhe është një projekt që do kujdes por do krijojë premisa për luftën kundër korrupsionit që reforma në drejtësi të mbyllet sa më shpejt. Mangësi të tilla atëherë procesi i anëtarësimt nuk do marrë shpejtësi. Shpresoj të jetë e suksesshme dhe e konsideroj të drejtë dhe do jetë e drejtë dhe me përmbylljen. “ tha ai.

Ndërkohë, ministri Ditmir Bushati ka theksuar se, reforma në drejtësi është shansi i Shqipërisë për të kaluar pikën e moskthimit. Ai shtoi se, reforma nuk bëhet as për komfortimin e partive as për të mbrojtur njërin apo tjetrin

Stenmeier shtoi se Gjermania është e interesuar që Shqipëria të bëjë hapa përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe se vendi ka ndërmarrë iniciativa të rëndësishme.
 
“Është i rëndësishme dhe ne kemi nisur procesin e Berlinit për të forcuar vendet e rajonit përmes iniciativave duke u nisur nga zhvillimet dhe Shqipëria ka ndërmarrë edhe iniciativa të veta me fqinjët dhe është kënaqësi që nuk mbeti vetëm një aktivitet dhe ne e vijojmë këtë proces se deri ku kemi ecur. Një rezultat i rëndësishëm është që ne jemi dakord jo vetëm të rrisim nivelin por edhe të afrojmë njëri tjetrin. Unë jam shprehur hapur jo sepse ne në Gjermani por ne kemi një interes që ky vend të bëjë përpara ne BE” tha ministri gjerman.
 
Duke u ndalur tek opozita dhe mosdakordësia e saj me palën tjetër për çështjen e reformës, ai ka thënë se opozita jo gjithmonë duhet të refuzohej.

Mbështetja për reformën në drejtësi nuk është vetëm në publik dhe kam lexuar që për këtë reformë merret një mbështetje jo vetëm në nivel politik ndaj të gjitha këto elemente serioze. Dua të them se të jesh në opozitë nuk do të thotë që të refuzosh gjithmonë' tha ai.
 
 Ndërkohë, ministri Ditmir Bushati ka theksuar se, reforma në drejtësi është shansi i Shqipërisë për të kaluar pikën e moskthimit. Ai shtoi se, reforma nuk bëhet as për komfortimin e partive as për të mbrojtur njërin apo tjetrin

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin