/ATSH-AFP/ - Marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe fuqive të mëdha është "një qasje" për përpjekje të mëtejshme në kuadrin diplomatik, në këndvështrimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në Lindjen e Mesme, deklaroi sot në Teheran kreu i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier.
Duke iu referuar konflikteve në Siri, në Jemen dhe në Irak, Steinmeier vlerësoi se rajoni ka më tepër domosdoshmëri për një diplomaci më gjithpërfshirëse, jo të cunguar.
Ne e konsiderojmë marrëveshjen bërthamore si një hapje drejt zgjerimit të përpjekjeve diplomatike", shtoi ai në një fjalim përpara një numri të shumtë zyrtarësh rajonalë të mbledhur në Teheran, duke i paraprirë konferencës për çështjen e sigurisë parashikuar në Mynih në muajin shkurt.
"Ne jemi të gatshëm për bisedime në lidhje me këto çështje me Iranin, i cili duhet të mbajë një qëndrim kontruktiv në komunitetin ndërkombëtar në këndvështrim me fqinjët e tij në rajon", pohoi ai.
/Shqiptarja.com