Stella McCartney vesh
super femrat në “Met Gala”

Stilistja e njohur Stella McCartney ka goditur në shenjë mbrëmjen e djeshme në një nga eventet më të mëdha të cilësuara si fashioniste “Met Gala”.

Disa prej femrave më të njohura dhe më popullore të ekranit u shfaqën me krijime të saj në tapetin e kuq në Nju Jork.

Reese Witherspoon, Kate Bosëorth, Cara Delevigne dhe Rihanna prezantuan me krenari veshjet e ideuara me fantazi nga stilistja në fjalë.

rihanna, cara delevigne

Ato pozuan së bashku me të para fotografëve dhe dukeshin mjaft të lumtura me punën e bërë.

Rihanna kishte një fund të bardhë të ngjitur pas trupit dhe një bluzë të shkurtër në po të njëjtën ngjyrë, ndërkohë që flokët i kishte mbledhur në një mënyrë të çrregullt.

Cara Delevigne ka preferuar një palë pantallona të bardha një top të zi, që ekspozonte barkun e saj të tonifikuar.

Reese Witherspoon kishte veshur një fustan pink mjaft elegant, i cili ekspozonte dekoltenë.

Kate Bosworth kishte veshur një fustan në pink të lehtë, të ngjitur pas trupit, i cili zbulonte me delikatesë hiret e saj.

(b.t/shqiptarja.com)



 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin