Stephen Barker: Ja një mëngjes
anglez, ideal për fundjavën

Stephen Barker: Ja një mëngjes <br />anglez, ideal për fundjavën
Ndër të paktët vende ku mund të shijosh një mëngjes anglez në Tiranë është ‘Qendra Stefan’. Kjo recetë është pak e njohur për shqiptarët por përbërësit e saj janë shumë të përdorur nga ne. Dy vezë të skuqura, pançetë, fasule me salcë të kuqe, bukë e thekur, kërpudha si dhe patate të ziera miksuar me perime të cilat mund të kenë tepruar nga një ditë më parë. Një mengjes shumë i pasur, madje reagimi im i parë ishte, ‘sa shumë ushqim për mëngjes’. Në ‘qendrën stefan’, një bar i vogël pranë pazarit të ri në Tiranë unë takova Stephen Barker. Anglezi ndodhet në Shqipëri prej disa kohësh dhe më rrëfeu se motivi kryesor për të cilin ndodhej këtu ishte ‘Dashuria’ për një vajzë Shqiptare. Teksa folëm për motivet që e kishin shtyrë Stephenin të qëndronte në Shqipëri, porositëm edhe mëngjesin anglez. Në fillim u ‘tremba’ kur pashë pjatën me gjithë atë ushqim, por j’u siguroj se ishte një nga mëngjeset më të mirë që kam provuar.
Por, pse unë e sygjeroj këtë recetë për fundjavën? Së pari sepse do kohë të përgatisësh një mëngjes të tillë dhe gjatë javës na duhet të shkojmë në punë… Së dyti Stephen na tha se një ndër arsyet kryesore pse anglezët ushqehen në këtë mënyrë është fakti që në fundjavë konsumohen doza të larta alkooli nëpër pube, kështu që një mëngjes i tillë është ideal për një stomak ‘të lodhur’. Një arsye e mirë është edhe fakti që është dicka e veçantë dhe padiskutim shumë e shijshme por edhe e lehtë për tu përgatitur.

RECETA: MËNGJESI ANGLEZ
Për 1 person
2 vezë fshati, 2 feta pancetë derri, një fetë bukë e thekur, rreth 20-30 gr kërpudha, 30 gr fasule kutie të markës ‘Heinz’ të cilat mund të blihen tek super marketi Carreofur, si dhe perime që ju kanë tepruar nga ditët e mëparshme, shoqëruar me patate të freskëta të ziera.
Vezët skuqen pak, aq sa e verdha e tyre të mbetet e lëngshme dhe vendosen mbi fetën e bukës së thekur. Kërpudhat, të cilat blihen të gatshme,
kalohen në tigan me një pikë vaj ulliri për vetëm 1 min. Fasulet janë gjithashtu të gatshme. Stephen na tregoi se fasulet e markës ‘Heinz’ janë më të mirat dhe madje e kanë gati edhe salcën.Përsa i përket perimeve, ato janë zgjedhja e secilit duke marrë parasysh se do jenë perimet e një ditë më parë.

(km/as/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024