TIRANË-Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas padisë nga nisma 'Thurje' për koncesionin e sterilizimit është vendosur në lëvizje duke nisur pyetjen e personave që kanë dijeni lidhur me këtë kontratë. I pari që është marrë në pyetje ditën e sotme ka qenë doktori urolog Artan Koni. Ai është pjesë e grupit që dorëzoi padinë, ndërsa u thirr në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Pas daljes nga SPAK-u, doktori Artan Koni u shpreh për mediat se sqaroi para prokurorit detajet dhe llogaritë me dyshimet se kontrata është korruptive.
"Unë sqarova detajet si është bërë kjo llogari. Nuk mund të them cdo detaj për shkak të hetimit, por ishte një deklaratë për të ndihmuar prokurorët si bëhet llogaritja në fushën e mjekësisë për sterilizimin. Kemi dyshime se është koncesion korruptiv, tani mbetet ta vlerësojë prokuroria. Baza kryesore është llogaria, kostot ekonomike, ne paguajmë 17 milionë euro në vit, për një set kirurgjikal kosto na del 2.4 euro, ndërsa ne i paguajmë koncesionit 90 euro. Kjo është baza e këtyre dyshimeve që kemi ne për një koncesion korruptiv. Llogaritjen e dënimit nuk mund ta bëjmë ne, por prokuroria dhe të na thotë nëse ka dëm kundër shqiptarëve. Sot thashë detaje për atë kallëzim që kishim bërë dy javë më parë. Nuk kam prova të reja" tha ai.
Ky koncesion është fituar nga kompania “Sani Service”. Koncesioni ka gati 5 vite që është në zbatim dhe është miratuar nga ish-ministri Ilir Beqja, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno. Hetimi i parë për këtë cështje është ndjekur nga prokuroria e Tiranes, por më pas cështja është pushuar. Tashmë me një kallëzim të ri nga nisma "Thurje", ky hetim është rihapur sërish nga Prokuroria e Posacme. Ndërkohë që do të pyeten ata që kanë firmosur kontratën Partneritet-Publik-Privat si dhe përfaqësuesit e kompanisë private përfituese e këtij partneriteti.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.1%
-
Të gabuar
13.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5873
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor, 10:13
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor, 10:07
-
Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?
22 Dhjetor, 18:11
-
Mero Baze: Pse Flamur Noka po betohet se 'nuk merret peng'?
21 Dhjetor, 20:38
-
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
21 Dhjetor, 18:00
-
Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht
21 Dhjetor, 17:27
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Tentuan vrasin të "fortin" e Vlorës/ SPAK kërkon 11 vite burg për Luzin dhe Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin
21 Dhjetor, 14:17
-
‘Mbështesim SPAK, pro zgjatjes së mandatit të prokurorëve’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar
21 Dhjetor, 12:49
-
Ylli Pata: A do pranohet nga socialistët, propozimi i SHBA për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK?
20 Dhjetor, 19:33
-
5 vite SPAK/ Romeo Kara në Report Tv: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash, por shpallje të reja! Shabani: Saliu e Meta të akuzuar se kanë porositur vrasje
20 Dhjetor, 19:19
-
Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s'mund t'i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë
20 Dhjetor, 13:04
Mos e rruaj fare se asgjo skan per te bo si te tjerat do mbaroj edhe kjo ceshtje... me letra eshte cdo gje ne rregull i kane kopsitur mire vjedhjet...
PërgjigjuPerson qe ka dijeni mbi ngjarjen??? Hakde prokurori hajde. Ky nuk ka dijeni per ngjarjen mor vlla. Te kesh dijeni per ngjarjen dmth te jesh pjese e atyre personave qe kane marre pjese me veprime aktive ne ngjarje. Ky eshte denoncues. Sa bukur i bejne hetimet. Te hapura.
Përgjigju