TIRANE - Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti socialist Paulin Stërkaj akuzoi se ligji për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes, që po diskutohet nen për nën, është bërë nga duar të pista që kanë shkelur ligjin deri më tani.
“Ne shohim që në çdo nen ka djallëzi brenda dhe lihen gjërat me nënkuptim që me i shfrytëzu nesër, dal jashtë kompetencave ligjore e kushtetuese që ka shërbim”, - tha deputeti socialist.
Stërkaj përsëriti të njëjtin qëndrim edhe në një prononcim për A1Report, ndërsa theksoi se ligji për shërbimet sekrete të Ushtrisë nuk duhet të tejkalojë kompetencat e SHISH.
“Me ligj e kanë bashkëpunimin dhe s’ka nevojë që SHIU të tejkalojë dhe të shfrytëzojë, të shkelë të drejtat e njeriut dhe të kapë kompetencat ligjore të Shërbimit Informativ Kombëtar”, - u shpreh Stërkaj për televizionin A1Report.
Deputeti Asllan Dogjani gjithashtu deklaroi se informacionin te privatët e merr policia e shtetit dhe Prokuroria, ndaj s’ka nevojë që ta bëjë shërbimi informative i Ushtrisë.
(im/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com