TIRANË – Ushtria shqiptare dhe ajo britanike që po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta në ishin e Sazanir i kanë intensifikuar marrëdhëniet e tyre. Gjatë ditës së sotme, ndërsa Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe ambasadori britanik Nicholas Cannon inspektuan stërvitjen “Albanian Lion-13” në Sazan, në Tiranë, kryeministri Berisha priti kreun e Marinës britanike, Gjeneral Major Ed Davis.
.
Kryeministri Berisha i shprehu zotit Davis kënaqësinë për bashkëpunimin duke deklaruar se “jemi në një moment të perfeksionimit të ushtrisë shqiptare si një forcë profesioniste dhe synojmë modernizmin e mëtejshëm të saj.”
Kurse Gjenerali Ed Davis shprehu vlerësimin më të lartë për partnerët shqiptarë: “Stërvitja që zhvilluam ishte plotësisht e suksesshme dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizën dhe logjistikën tonë edhe në të ardhmen.” u shpreh ai.
SAZAN, STERVITJE KUNDER TERRORIZMIT, SHQIPTARET "MBROJTES" DHE BRITANIKET ÇLIRIMTARE
Në ishullin e Sazanit po zhvillohet këto ditë, stërvitja e përbashkët shqiptaro-britanike e koduar “Albanian Lion-13”. Aty janë dislokuar rreth 400 trupa britanike dhe një kompani këmbësorie e batalionit të Këmbësorisë të Poshnjës, të cilët po punojnë së bashku me trupat britanike në stërvitjen e konceptuar për t’iu përgjigjur terrorizmit.
Skenari i kësaj stërvitje të përbashkët është ndërtuar në mënyrë të tillë, trupat britanikët në sulm dhe trupat shqiptare në mbrojtje. Me trupat britanike, që janë çlirimtare, dhe trupat shqiptare, që luajnë rolin e mbrojtësve të territorit të ishullit të Sazanit.

(Në fotot: Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe ambasadori britanik Nicholas Cannon inspektuan stërvitjen në Sazan)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com