Forcat ajrore shqiptare dhe Shtetet e Bashkuara zhvilluan javën e shkuar një stërvitje të përbashkët të furnizimit me karburant në fluturim, një operacion i rëndësishëm për rritjen e gatishmërisë së NATO-s.

Stërvitja u realizua në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë midis 106th Rescue Wing të Forcës Ajrore Amerikane dhe Forcës Ajrore të Shqipërisë, me qëllim përforcimin koordinimim dhe aftësi operacionale për misione ajrore të kompleksitetit të lartë.

Në postimin e saj në Facebook, Ambasada amerikaneTiranë theksom se bashkëpunimi i këtij niveli siguron që aleatët e NATO-s të jenë të gatshëm për çdo situatë, 

"Ndiqni stërvitjen ajrore të furnizimit me karburant gjatë javës së kaluar me 106th Rescue Wing dhe Forcën Ajrore të Shqipërisë! Duke u stërvitur së bashku, aleatët e NATO-s sigurohen që jemi gati për çdo gjë" thuhet në postimin e saj.