Shumë stilistë të njohur botërorë kanë refuzuar të veshin Zonjën e Parë, Melania Trump, për shkak të qëndrimeve të bashkëshortit të saj. Por Giorgio Armani është treguar i hapur për një bashkëpunim me gruan e presidentit Donald Trump.

Ai është shprehur se nuk do ta kishte problem të vishte Melania. “Unë jam një stilist dhe përpiqem të vesh femrat e bukura. Melania është një femër e bukur dhe nëse do të ma kërkonte nuk do të ngurroja t’i thoja po”,-ka deklaruar Armani.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com