Stilistja britanike dhe ikona e stilit Vivienne Westwood është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Dizajnerja Vivienne Westwood, e njohur si “priftëresha e lartë e punk-ut”, vdiq të enjten më 29 dhjetor në moshën 81-vjeçare.

Bashkëshorti i saj Andreas Kronthaler tha:

 “Do të mbaj Vivienne në zemrën time. Ne kemi punuar deri në fund dhe ajo më ka dhënë shumë gjëra për të vazhduar. Faleminderit e dashur.”, shtoi bashkëshorti i saj.

 Shtëpia e modës me emrin Westwood shkroi në Twitter se ajo ndërroi jetë "në mënyrë paqësore dhe e rrethuar nga familja e saj, në Clapham, Londra e Jugut".

“Vivienne vazhdoi të bënte gjërat që i donte, deri në momentin e fundit, duke dizajnuar, punuar në artin e saj, duke shkruar librin e saj dhe duke ndryshuar botën për mirë:, shkruhej në Twitter.

 

Kur Vivienne Isabel Swire ishte 17 vjeç, ajo dhe familja e saj u transferuan në Londër nga qyteti Glossop në Derbyshire. Atje, ajo mori një arsim pedagogjik në Kolegjin Trent Park dhe studioi për një semestër në Shkollën e Artit Harrow. Gjatë studimeve të saj, Vivien krijoi një koleksion bizhuterish që u shitën në një kioskë lokale. Dizajnerja e njohur pwr revolucionin qw solli nw atw vite si “mbretëresha e skandalit”, punoi për disa vite si mësuese e shkollës fillore.

 Karriera e dizenjimit prej dekadash e Westwood filloi në vitet 1970 – pak pasi ajo u takua me Malcom McLaren, i cili do të vazhdonte të menaxhonte Sex Pistols. Së bashku, Westwood dhe McLaren hapën butikun e tyre të famshëm në King's Road në Londër, i cili shiste veshje provokuese të frymëzuara nga fetish që i përshtateshin emrit të saj.

Në vitin 1962, Vivienne Isabelle Swire u martua me pronarin e sallës së vallëzimit Derek Westwood. Ajo e qepi vetë fustanin e nusërisë. Biznesi i Derek  falimentoi, gjë që shkaktoi varfëri dhe skandale të vazhdueshme. Tre vjet pas dasmës, u ndanw. Nga burri i saj i parë, Vivienne ka dy fëmijë.

Krijimet e Westwood – të cilat variojnë nga bluzat e printuara me dekolte tw hapur deri te kapele pirate – herë pas here kanë sakrifikuar prakticitetin për të pasur ndikim. Gjatë shfaqjes së saj ikonë të vitit 1993 "Anglomania", ajo dërgoi modele të veshura me taka në platformë kaq të larta, sa Naomi Campbell u rrëzua në mënyrë të famshme pikërisht në pistë.