Stina e verës drejton qytetarët
në plazhe, braktiset biblioteka

Stina e verës drejton qytetarët<br />në plazhe, braktiset biblioteka
TIRANE- Stina e verës ka bërë që shumica e bibliotekave në kryeqytet të braktisen. Kjo edhe për shkak se shumë të rinj zgjedhin bregdetin për të kaluar ditët e pushimit për pak orë relaks pas një viti të tërë punë, shkollë, dhe të mbushur me lodhje.
 
Në këtë mënyrë duket se dhe libri është braktisur nga lexuesit në këtë stinë.
 
Gjatë një vëzhgimi të bërë në biblotekën kombëtare salla e saj ishte pothuajse e boshatisur totalisht. Ndërsa, ata pak lexues që ndodheshin aty, pranojnë faktin së kohët e fundit libri po braktiset, kjo edhe si pasojë e vrullit të teknologjisë që ka përfshirë vendin.
 
Por relaksi që të ofron vera duket se do të zgjasë edhe më pak se 2 muaj, pasi studentët dhe nxënësit jane në pritje të fillimit të viti të ri shkollor, gjë që do t’i detyrojë me doemos të afrohen pranë librave dhe leximeve në bibliotekë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim

Shorti për apartamentet e reja te ‘5 Maji’, Veliaj: Leksion për politikën të mos pengojë punët publike! Përfitojnë edhe ata që nuk kanë pasur legalizim