Stinë tërmetesh në Shqipëri
Eksperti: 4 lëkundje në 48 orë
I kontakuar nga Shqiptarja.com, sizmiologu Rrapo Ormeni pohon se vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë regjistruar 4 të tilla. E fundit është ndier pak pas mesnatës të së martës. Megjithatë Ormeni pohon se famirësisht bëhet fjalë për lëkundje të lehta, të cilat nuk i kalojnë magnitudën 4 të shkallës Rihter. Ai tha se gjithçka është vepër e natyrës dhe se për situatën ruhet komunikimi me Qendrën Ndërkombëtare Sizmioligjike.
TIRANË – Prej disa ditësh në Institutin sizmiologjik janë regjistruar lëkundje të dendura sizmike. I kontakuar nga Shqiptarja.com, sizmiologu Rrapo Ormeni pohon se vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë regjistruar 4 të tilla. E fundit është ndier pak pas mesnatës të së martës. Megjithatë Ormeni pohon se famirësisht bëhet fjalë për lëkundje të lehta, të cilat nuk i kalojnë magnitudën 4 të shkallës Rihter.
Sizmiologu Ormeni thotë se ditët e fundit I njëjti fenomen është regjistruar në të gjithë Europën, por këtu nuk ka vend për panik.
“Shkak i kësaj situate është lëvizja e dendur e mikropllakave në thellësi të Tokës. Këto lëkundje nuk kanë lidhje me njëra – tjetrën pavarësisht se mund të ndjehen njëkohësisht në shtete të ndryshme. Një “dendësi” e tillë është mëse e zakonshme nëse flasim veçanërisht për 20 vitet e fundit”, sqaron Ormeni.
Sizmiologu siguron se është e pamundur që të mund të parashikohen tërmetet, sidomos ato të shkallëve të mëdha që shkaktojnë edhe dëme të frikshme.
Megjithatë ai pohon se gjithçka është vepër e natyrës dhe se për gjithcka ruhet komunikimi me Qendrën Ndërkombëtare Sizmioligjike.
Sipas kësaj qendre vetëm gjatë 12 orëve të fundit në Europë, e në veçanti në Itali janë regjistruar mbi 95 termete, ku i madhi ka patur magnitude 4.9 të Rihterit.
DJELëkundje të lehta sizmike u regjistruan edhe dje në pjesën jugore të Elbasanit. Sipas informacionit zyrtar nga Instituti Sizmiologjik, tërmeti ka rënë rreth orës 14:20 minuta dhe vatra e tij ka qënë 5 km në jug të Elbasanit në fshatin Shelcan me mganitudë 3.2 te shkalles rihter.
Lëkundjet e djeshme pasuan ato të ditës së hënë, të cilat kanë pasur një magnitudë më të lartë prej 3.8 të shkallës rihter, lokalizuar në Steblevë me një intensitet prej 5 ballë që është ndjerë edhe në kryeqytet.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.7%
-
Të gabuar
27.9%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1991
Lajme të tjera
-
Kristi bisedon me Luizin për lidhjen e Lorencit me Keisin: Penalizoi veten dhe atë, do dali të martën! Për mua ishte surprizë
26 Mars, 19:52
-
Berisha nga Berati: Kandidatët e ‘Primareve’ janë rreze shprese dhe burim drite! Rama i bën emërimet si Enver Hoxha
26 Mars, 19:41
-
Mero Baze: Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t'i japë identitet betejës në gjithë vendin
26 Mars, 19:36
-
Nga miniera në treg, 83-vjeçari i palodhur nga Kukësi që 'sfidon' moshën: Me lekët e pensionit nisa biznes, do punoj sa të kem jetë
26 Mars, 19:27
-
‘Më dhemb kur Luizi ndihet keq, kam afeksion për të’, Olta bisedon me Gertin
26 Mars, 19:23
-
Po peshkonte me dinamit në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari në Fushë-Arrëz
26 Mars, 19:21
-
SHBA: Armët bërthamore ruse në Bjellorusi? Nuk e dimë
26 Mars, 19:17
-
Mbretëreshat e Jeruzalemit: Disa nga gratë që mbretëruan në Lindjen e Mesme në kohën e Mesjetës
26 Mars, 19:11
-
Pasojat e rënda të një harte administrative
26 Mars, 18:49
-
Pse u shmang PD nga vizitat e tij në Tiranë? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish presidentit, jo si kryetar partie
26 Mars, 18:24
-
Kurti pas takimeve në Tiranë: I vura në dijeni për marrëveshjen e Ohrit! Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
26 Mars, 18:16
-
I gjithë rrjeti zien me ngacmimet e tyre, Luizi pyet Jorin: T’i themi të gjithë shtëpisë se si njihemi? Modelja: Jo, të shikoj si vëlla tani
26 Mars, 17:55