Pas 14 vitesh në kombëtaren e “Tre Luanëve” Stiven Gerrard vendos që të largohet nga Anglia duke iu bashkuar vendimit që mori kapiteni i Gjermanisë, Lahm. Por ndryshe nga Lahm, Gerrard largohet pa fituar asgjë nga kombëtarja angleze, megjithatë nuk mund të hidhet poshtë kontributi i tij në 14 vite.
“Është e trishtueshme kur mendoj se nuk do ta vesh më fanellën e kombëtares, por jam krenar për cdo minutë në të cilën kam përfaqësuar vendin tim. Ishte një nga vendimet më të vështira që kam marrë gjatë gjithë karrierës, por që kur jam kthyer nga Brazili e kam menduar.
Një falënderim i vecantë shkon dhe për Roy Hondgson, që më promovoi si kapiten, duke më lejuar që të realizoj ëndrrën e fëmijërisë”deklaroi ai. Tashmë shiriti i kapitenit të Anglia mbetet vakant.
Zyrtare, Evra te Juventusi
Pas Moratës, Juventusi ka bërë edhe zyrtarizimin e goditjes së dytë në merkato. Patris Evra është futbollisti i ri që do të veshë fanellën e ekipit kampion të Italisë.
Kalimi i francezit nga Manchester United te Juventusi është arritur për shumën e 1.2 mln Stërlinave, e cila do të paguhet në disa këste.
33 vjeçari francez pritej që të kalonte në Torino disa ditë më parë, por largimi i trajnerit Conte e shtyu për disa ditë nënshkrimin e kontratës.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com