Stojberg: Kush nuk flet danisht është
emigrant ilegal, lajmëroni policinë

Stojberg: Kush nuk flet danisht është<br />emigrant ilegal, lajmëroni policinë
DANIMARKE-Ministrja daneze e Integrimit, Inger Stojberg, i ka bërë thirrje qytetarëve të saj se nëse konstatojnë se një person nuk flet danisht, të kontaktojnë menjëherë autoritetet, pasi ai mund të jetë një emigrant i paligjshëm.
 
U bëj thirrje danezëve të zakonshëm, kur ata janë për shembull në një piceri dhe kanë përshtypjen se në kuzhinë ka diçka të dyshimtë, sepse ka në shumë vende persona që nuk flasin aspak danisht, të kontaktojnë vetë autoritetet, sepse do të ishte utopike të besoje se policia mund të kontrollojë të gjitha kuzhinat e Danimarkës”, deklaroi ajo.
 
Danimarka 15-të vitet e fundit i ka forcuar vazhdimisht ligjet mbi emigracionin, ku gjuha daneze është një nga kriteret kryesore për tu kualifikuar për tregun e punës në këtë vend, si dhe pajisjen me dokumentat e nevojshme për të qëndruar në mënyrë ligjore.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane