STOKHOLM – Kina eksportuesi i tretë i armëve duke lënë pas Gjermaninë dhe Francën
STOKHOLM – Kina ka lënë pas Gjermaninë dhe Francën duke u bërë kështu eksportuesi i tretë botëror i armëve, sipas statistikave të publikuara sot nga Instituti Ndërkombëtar Kërkimor i Paqes në Stokholm (SIPRI).
STOKHOLM - Kina ka lënë pas Gjermaninë dhe Francën duke u bërë kështu eksportuesi i tretë botëror i armëve, sipas statistikave të publikuara sot nga Instituti Ndërkombëtar Kërkimor i Paqes në Stokholm (SIPRI).
Raporti i Institutit Ndërkombëtar Kërkimor i Paqes në Stokholm (SIPRI) doli në këtë përfundim pas një verifikimi të hollësishëm të të dhënave për periudhën e viteve 2010-2014 që tregojnë se në tregun e armatimeve kryeson SHBA-ja me 31 për qind të eksporteve, para Rusisë me 27 për qind.
Në vijim, tre vende janë renditur shumë më pas me rreth pesë për qind të eksporteve për secilin. Franca do të ishte e treta, nëse do të kishte livruar në fund të vitit 2014 një anije Mistral që Rusia nuk e mori për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës
Kina llogarit pesë për qind të eksportit global të armatimeve, në një kohë kur tre vendet aziatike bashkë, Pakistani, Bangladeshi dhe Mianmari, nuk arrijnë veçse dy të tretat e këtij niveli.
Ekonomia e dytë botërore numëron gjithashtu 18 shtete afrikane si kliente. Raporti thekson se shifrat e verifikuara pasqyrojnë vetëm volumin e dërgesave të armëve e jo vlerën financiare të marrëveshjeve.
Rusia furnizon në vend të parë Indinë, importuesi i parë botëror, ku 70 për qind e armëve janë ruse.
SHBA-ja ka klientelën më të ndryshme. Importuesi i parë i armëve amerikane, Koreja e Jugut përbën vetëm nëntë për qind të totalit.
Mes dhjetë eksportuesve të parë botërorë, Kina ka regjistruar një rritje të eksportit të armëve me 143 për qind këto pesë vitet e fundit në raport me pesë vitet e mëparshme ndërkohë që Ukraina dhe Rusia janë ato që kanë pasur rritjen më të fortë, ndërkohë që livrimet nga Gjermani dhe Franca kanë pësuar rënie.
Përsa i përket importimeve, India, me 15 për qind të tregut është shumë para numrit dy dhe tre, Arabisë Saudite dhe Kinës me nga pesë për qind secila./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.1%
-
Të gabuar
23.1%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1953
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koçiu: Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç
16 Janar, 20:43
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale
16 Janar, 20:14
-
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune
16 Janar, 20:04
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37