Gianni De Biasi vijon të mbetet në pole position për tu ulur në pankinën e Italisë. “Calciomercato.it” zbulon sot ekskluzivisht se takimet mes palëve pra trajnerit dhe drejtuesve të Federatës Italiane vijojnë në mënyrën e duhur duke marrë në konsideratë edhe impenjimin e De Biasit me Shqipërinë.

Mediat italiane zbulojnë se takimet vijojnë por në mënyrë diskrete për të mos shpërqëndruar impenjimin e De Biasit në “Francë 2016” apo edhe duke respektuar kontratën e tij deri në 2017-tën me FSHF-në.
 
Edhe pse ka kandidatë të tjerë në listë De Biasi është në krye të dëshirave dhe Federata Italiane ka gati një kontratë 4-vjeçare për të. FSHF i ka hapur rrugën largimit të De Biasit pas Europianit ndërsa presidenti i FIGC Tavecchio do që trajnerin e ri ta zyrtarizojë para Europianit. Edhe dje ishte një zë I fuqishëm që lidhi De Biasin me Italinë. Pasi Walter Zenga zbuloi se 60-vjeçari do jetë pasuesi i Conte-s.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)