Stoltenberg: Anëtarët e NATO-s më të fortë së bashku, ka nevojë për një strategji të re!

Stoltenberg: Anëtarët e NATO-s më të fortë së bashku, ka nevojë për një strategji të re!

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga Samiti i NATO-s që do të mbahet të hënën. Ditën e sotme sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg mbajti një konferencë për median në të cilën u theksuan temat që do të diskutohen të hënën dhe ku theksoi se takimi i së hënës do të jetë historik për aleancën trans-arlantike.

“Ne do të duhet të përforcojmë më shumë bashkëpunimin në të gjithat aspektet, të ndërmarrim angazhime të mëdha në botë , të ndihmojnë në forcimin e aleatëve tanë,” tha Stoltenberg.  

Në anën tjetër Stoltenberg theksoi se aleatët duhet të investojnë më shumë në këtë aleancë dhe theksoi që duke filluar nga periudha kur Obama ishte president dhe deri tani ka pasur një rritje të konsiderueshme të investimeve, rreth 600 milionë më shumë.

E i pyetur për qëndrimin e administratës së Biden karshi NATOS-s ai ka theksuar se do të ketë bashkëpunim, sepse kjo është e vetmja mënyrë që të gjithë aleatët të jenë të sigurte.

“Unë kisha një takim tejet pozitiv me Biden dhe ai është një mbështetës tejet i madh i aleancës transatlantike. Sulmet e Rusisë, kibernetike dhe ato kineze tregojnë se asnjë aleat nuk mund të qëndrojë i vetëm. Angazhimi në NATO , qëndron përtej personazheve të vetëm dhe liderëve. Një NATO e fuqishme është një NATO e mirë për të gjithë jo vetëm për Evropën por edhe për SHBA.”

Ndërkohë që nuk ka nguruar të theksojë faktin se mbështetja e njerëzve për NATO-n është tejet e lartë, ku ka theksuar edhe njëherë mbështetjen shembull sipas Stoltenberg në Shqipëri 95%.

Liderët do të bien dakord për ndërtimin e një strategjie të re, pasi sipas Stoltenberg kanë ndryshuar shumë faktorë qendrorë. Pasi sipas tij në strategjinë e mëparshme nuk ishte Kina, ndryshimet klimaterike dhe në veçanti marrëdhënia e re me Rusinë, duke marrë në konsideratë faktin se marrëdhëniet me Rusinë janë në pikën më të poshtë që nga lufta e dytë botërore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale