Stoltenberg: Krimet e luftës të kryera nga Rusia janë gjithnjë e më të dukshme

Stoltenberg: Krimet e luftës të kryera nga Rusia janë gjithnjë e më të dukshme

"Do të ketë pasoja shumë të rënda" nëse Rusia përdor armë kimike ose biologjike në Ukrainë, sepse kjo "do të ndryshonte natyrën e këtij konflikti dhe do të ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për Sky TG24.

Stoltenberg tha se krimet e luftës në Ukrainë po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

"Putini ka një përgjegjësi të veçantë, kjo është lufta e tij. Po bëhet gjithnjë e më evidente se janë kryer krime lufte, ne kemi parë imazhet nga Bucha dhe vende të tjera në Ukrainë. Është arsyeja pse ne absolutisht duhet të kryejmë një “Hetim i kujdesshëm me mbështetjen e aleatëve, OKB-së, Gjykatës Ndërkombëtare Penale, për të vërtetuar të gjitha faktet dhe për t'i dhënë përgjegjësi të drejtë kujtdo që është përgjegjës për këto mizori”.


Lajmi kryesor:

Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia monitorojnë situatën në Varage të Zubin Potokut, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenci

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia monitorojnë situatën në Varage të Zubin Potokut, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenci