Aleatët e NATO-s do të mirëpresin Finlandën dhe Suedinë në aleancë nëse vendosin të anëtarësohen, por çdo lëvizje e tillë varet nga të dy kombet, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

"Nëse ata kandidojnë, unë pres që 30 aleatë t'i mirëpresin," tha Stoltenberg në një konferencë shtypi, duke shtuar se NATO do të trajtojë "shqetësimet që mund të kenë në lidhje me këtë periudhë të ndërmjetme midis aplikimit dhe ratifikimit të fundit (nga aleatët)". duke iu referuar një hakmarrjeje të mundshme ruse përpara se të dy vendet të ishin plotësisht nën mbrojtjen e NATO-s.


Lajmi kryesor:

Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus