Stoltenberg e konfirmon sërish: KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet siguria në Kosovë

Stoltenberg e konfirmon sërish: KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet siguria në Kosovë

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përsëriti se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë në çdo moment, nëse kërcënohet siguria në Kosovë.

Në një intervistë për gazetën Vjesti nga Mali i Zi, Stoltenberg tha se Kosova dhe Serbia duhet të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

Ai theksoi se KFOR-i po e monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti.

Stoltenberg ka diskutuar me liderët politik në Prishtinë dhe Beograd për tensionet në veri të Kosovës.

“Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e BE-së. Në përputhje me mandatin e tij, misioni i KFOR-it po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Misioni ynë është i përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë negociatat. Është thelbësore për paqen dhe sigurinë rajonale”, tha Stoltenberg.

Kjo është hera e dytë që Stoltenberg konfirmon qëndrimin e NATO-s, pas tensioneve në veri të Kosovës më 31 gusht, ku serbët lokalë vendosën barrikada, duke bllokuar rrugët që çonin në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, si edhe sulmuan policinë. Ata morën shkas nga marrëveshja për reciprocitetin e targave që supozohej të hynte në fuqi më 1 gusht.

Por, për shkak të tensioneve, Kurti vendosi që të shtyjë një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e BE-së. Dialogu ka për synim normalizimin e raporteve. Kosova insiston se dialogu duhet të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi. Takimi i radhës do të bëhet më 18 gusht në Bruksel.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 10/08/2022 19:48

    Shpresojë se të ka kuptuar edhe Edvin shkjau shqipfolës…!

    Përgjigju
    • Ada: 11/08/2022 08:46

      Po, me sa di une kryeministri im eshte Shqiptar dhe jo shkja. Po te ishte shkja do te ishte Serb dhe jo SHqiptar. Dy qeverite tona duhet te ulen dhe te diskutojne me se miri per te ardhmen e te dy vendeve, Shqiperise edhe Kosoves. Jemi i vetmi komb ne Europe ne kater shtete: Kosove, Shqiperi, Maqedoni edhe Mal te Zi.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin