Stoltenberg: Marrëveshja me Orban tregon unitetin e NATO-s

Stoltenberg: Marrëveshja me Orban tregon unitetin e NATO-s

Të 32 vendet e Aleancës Atlantike “kanë treguar gjithmonë se është e mundur të gjendet një rrugë e përbashkët për të ecur përpara së bashku”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Budapest, kur njoftoi marrëveshjen e arritur me Orban për angazhimin në Ukrainë.

 Muajin e ardhshëm, një "rol udhëheqës" për Aleancën në të gjitha operacionet në mbështetje të Kievit do të vendoset në samitin e NATO-s në Shtetet e Bashkuara.

"Nuk është detyrim i NATO-s të marrë pjesë me fonde apo mjete. Roli i NATO-s do të bëhet ai i liderit në Ukrainë, por nëse Hungaria nuk dëshiron të marrë pjesë, ne nuk do ta detyrojmë atë.Natyrisht, ai merr përsipër të mos e bllokojë vendimin me veton e tij.

Situata është shumë e vështirë - tha Viktor Orban - dhe nuk është e lehtë në këtë situatë të gjesh përgjigjet e duhura, kur vendimet duhet të merren urgjentisht. Në samitin e NATO-s do të jemi në gjendje të shprehim pozicionin hungarez: pjesëmarrja në një angazhim për Ukrainën mund të jetë vetëm vullnetare, edhe në kohët e ardhshme të vështira që po vijnë”.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Sulm ajror në shumë rajone, shpërthime edhe në Kiev


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë