Stoltenberg:  Nuk ka ftesë për Ukrainën për anëtarësim në NATO

Stoltenberg:  Nuk ka ftesë për Ukrainën për anëtarësim në NATO

1686939318_wreghrw.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 16 qershor në Bruksel, se aleanca do të forcojë lidhjet politike me Ukrainën në samitin e muajit të ardhshëm, por se tani për tani “nuk bëhet fjalë” për një ftesë për anëtarësimin e Kievit na aleance, raportoi AFP.

“Ne nuk do të diskutojmë për ftesë (në NATO) në samitin në Vilnius (më 1 dhe 2 korrik), por për atë se si mund ta afrojmë Ukrainën me NATO-n”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se është “i bindur se vendet anëtare do të gjejnë një zgjidhje të mirë dhe konsensus”.

Më 15 dhe 16 qershor, në Bruksel u mbajt takimi ministror i NATO-s, në të cilin marrin pjesë ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit Mark Milley, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin dhe Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksii Reznikov në takimin në Bruksel, 15 qershor 2023

Si gjest simbolik, udhëheqësit e Aleancës synojnë të mbajnë takimin e parë të Këshillit NATO-Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky, në kryeqytetin e Lituanisë, tha Stoltenberg.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Sanksionet e Perëndimit s’na kanë izoluar! NATO tashmë përfshirë, do i djegim tanket dhe avionët! Zelensky: Rusia duhet përjashtuar diplomatikisht


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Foto, ky është oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen, u arrestua me të vëllanë 

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Foto, ky është oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen, u arrestua me të vëllanë