Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi në një intevistë se Putin nenvlerësoi ndihmën që NATO po i jep Ukrainës.
"Ne të gjithë e kuptojmë se situata është jashtëzakonisht e vështirë. Aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të konsiderueshme ushtarake për Ukrainën që është edhe çelësi për t'i rezistuar pushtimit rus, dhe këtë Putini e nënvlerësoi”, tha ai gjatë një intervistë për Tg2.
Ai shtoi se përdorimi i armëve bërthamore do të ndryshonte rrënjësisht konfliktin dhe do të ishte një shkelje e papranueshme.
“Çdo përdorim i armëve bërthamore, biologjike apo kimike do të ndryshonte rrënjësisht natyrën e konfliktit, do të ishte një shkelje e papranueshme dhe flagrante e ligjit ndërkombëtar”, shtoi Stoltenberg.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë











