Stoltenberg: Tërheqja e rusëve nga Kherson është një tjetër fitore për Ukrainën

Stoltenberg: Tërheqja e rusëve nga Kherson është një tjetër fitore për Ukrainën

1667510445_JensStoltenberg1.PNG

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se tërheqja e trupave ruse nga Kherson nënkupton një tjetër fitore për Ukrainën.

“Duhet të shohim se si do të zhvillohet situata në terren në ditët në vijim. Por ajo që është e qartë është se Rusia është nën presion të madh dhe nëse ata largohen nga Kherson, do të ishte një tjetër fitore për Ukrainën”, tha ai pas bisedimeve me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Romë.

Ditën e djeshme ai tha: “Ajo tregon guximin, vendosmërinë, përkushtimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme. Kombinimi i trajnimit të forcave ukrainase me pajisje të avancuara dhe guximit të forcave ukrainase po bën të mundur arritjen e fitimeve dhe çlirimin e territorit siç shohim tani edhe rreth Khersonit”.

Sipas mediave shtetërore ruse, komentet e tij vijnë pasi Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu urdhëroi më herët të mërkurën një tërheqje të forcave ruse nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin Kherson. Forcat ukrainase kanë bërë përparime drejt qytetit Kherson nga dy drejtime.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Rusia largon trupat nga rajoni i Kherson! Biden: Po humbasin! NATO: Duhet të presim


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan