Stoltenberg: Tuqia dhe Greqia
duhet të evitojnë tensionet

Stoltenberg: Tuqia dhe Greqia<br />duhet të evitojnë tensionet<br>
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg lidhur me ndodhitë në Detin Egje mes Turqisë dhe Greqisë tha se palët duhet të evitojnë rritjen e tensioneve në mënyrë që tensionet e ngjashme të mos ndodhin në të ardhmen.

Stoltenberg tha se lidhur me tensionet në Detin Egje mes Greqisë dhe Turqisë ka biseduar me ministrat e mbrojtjes së të dyja vendeve dhe ju bëri thirrje për përmbajtje.

Ai e vlerësoi si pozitive bisedën telefonke mes kryeministrave të të dyja vendeve, duke theksuar se komunikimi duhet të vazhdojë.

“Palët duhet të evitojnë rritjen e tensioneve me qëllim që në të ardhmen të mos kenë tensione të ngjashme”, tha Stoltenberg duke rikujtuar se Turqia dhe Greqia janë nën mbikqyrjen e vazhdueshme të NATOS.

Turqia dhe Greqia në viti 1996 ishin në prag të shpërthimit të luftës për shkak të mospajtimeve lidhur me ishujt shkëmborKardak në Detin Egje.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit