Stoltenbergut i zgjatet mandati në krye të NATO-s! Do të mbajë postin edhe për një vit

Stoltenbergut i zgjatet mandati në krye të NATO-s! Do të mbajë postin edhe për një vit

Jens Stoltenberg

Ambasadorët e 31 shteteve anëtare të NATO-s kanë vendosur që t’i vazhdojnë edhe për një vit mandatin sekretarit të përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg.

Sipas këtij vendimi, që u mor në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut të mbajtur në Bruksel më 4 korrik, Stoltenberg do të mbetet në krye të aleancës deri më 1 tetor 2024.

Me këtë vendim iu dha fund spekulimeve lidhur me zgjedhjen e mundshme të pasardhësit të Stoltenbergut në krye të NATO-s.

Stoltenberg ka falënderuar shtetet anëtare për besimin e dhënë.

“Jam i nderuar nga vendimi i aleatëve në NATO për të vazhduar mandatin tim si sekretar i përgjithshëm. Lidhja transatlantike mes Evropës dhe Amerikës së Veriut e ka siguruar lirinë dhe sigurinë tonë për gati 75 vjet dhe në një botë shumë më të rrezikshme, kjo aleancë është më e rëndësishme se kurrë më parë”, tha ai.

Ka pasur përpjekje që deri në samitin e NATO-s, që do të mbahet në Vilnius më 11 dhe 12 korrik, të arrihej pajtim mes aleatëve për sekretarin e ri të përgjithshëm. Por, duke pasur parasysh situatën globale dhe me sfidat me të cilat po përballet hapësira euroatlantike, është vendosur që Stoltenbergut t’i vazhdohet mandati edhe për një vit.

Vendimi për emërimin e shefit të NATO-s merret me konsensus të 31 shteteve anëtare.

Kjo është hera e katërt që i zgjatet mandati Stoltenbergut dhe më 2024 do të bëhen dhjetë vjet që ai do të jetë në krye të aleancës.

Më herët gjatë këtij viti, Stoltenberg deklaroi se nuk ishte i interesuar që të mbetet në postin e sekretarit të përgjithshëm pasi t’i skadonte mandati i fundit. Ai veçse ishte emëruar edhe president i Bankës Qendrore të Norvegjisë.

Por, tani ai ka pranuar vendimin e shteteve të NATO-s dhe do të mbetet në krye të aleancës deri në tetorin e vitit të ardhshëm. Aleatët e kanë falënderuar Stoltenbergun për udhëheqjen e tij, për përkushtimin e treguar për ruajtjen e unitetit transatlantik në kohën kur bota po përballet me një prej sfidave më të paprecedentë të sigurisë, pasi Rusia shkurtin e kaluar nisi pushtimin e Ukrainës.

Vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut do ta konfirmojnë edhe liderët e vendeve anëtare në samitin e tyre në Vilnius të Lituanisë./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 04/07/2023 13:21

    Ky e ka monopolizuar ate vend sepse e ben mire detyren e servilit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë