Stone akuzohet për fyerje dhe racizëm

Stone akuzohet për fyerje dhe racizëm
Ish-dadoja e aktores Sahron Stone, Erlinda Elemen, e cila për më shumë se katër vite ka punuar për aktoren, pohon që kjo e fundit fyer aksentin, besimin fetar dhe prejardhjen e saj. Në akuzën kundër Stone ajo ka thënë se aktorja në mënyrë të padrejtë e ka pushuar nga puna dhe ka fyer prejardhjen nga Filipine. Erlinda Elemen nga Filipinet në vitin 2008 është punësuar tek aktorja si dado ndihmëse. Është kujdesur për tre djemtë e saj, Roan, Laird dhe Quinn dhe pastaj aktroja e ka avancuar si dado kryesore. Ndërkohë zëdhënësi i Sharon stone ka thënë se, “kjo është akuzë absurde e bërë nga ana e një ish -punonjëse të pakënaqur e cila ashiqare është në kërkim të parave në çfarëdo mënyre. Kjo është akuzë joserioze me pretendime absurde, Sharon Stone do të justifikohet plotësisht në gjyq,” ka komentuar zëdhënësi i aktores.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë