**Rreth 1 në 3 burra dhe 1 në 4 gra gërhijne çdo natë ose pothuajse çdo natë, sipas statistikave të Fondacionit Kombëtar të Gjumit. Vera është koha për t'u çlodhur dhe për t'u lidhur me familjen.
Për fat të keq, nëse jeni njëri nga ata që gërhijnë, ndarja e hapesirave të afërta me familjen dhe rrethin e zgjeruar të miqve nuk do të jetë vetëm turpëruese, por do tju frenojë hovin e të gjithë pushimeve. Ndërkohë që bashkëshorti/-ja juaj mund të jetë mësuar të përshtatet me zhurmën e gërhitjes tuaj, duhet të kini parasysh se gërhitja juaj mund të ndërhyjë edhe në gjumin e të gjithë familjes apo miqve tuaj të afërt.
Kur dikush nuk merr orët e nevojshme të gjumit rikuperues, mund të bëhet nervoz, të jetë i përgjumur gjatë ditës, të mos jetë i aftë për t'u përqëndruar etj. Absolutisht asgjë nuk mund të rrënojë m shpejt një palë pushime sesa një fëmijë/dhe ose një prind nervoz apo i tejsosur durimi. Megjithatë, duke kuptuar se gërhitja juaj është një problem që mund të shmanget duke ndërmarrë disa hapa përpara, ju mund të parandaloni gjithçka dhe të siguroheni që pushimet tuaja të jenë plot energji dhe argëtim. Ekziston nje produkt që do tju shërojë në mënyrë drastike dhe do te eliminojë gërhitjen.