'Stop gomoneve'/ Sunak: Ai që futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil
Kryeministri britanik Rishi Sunak
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Rishi Sunak e ka bërë të qartë se çdo emigrant që hynë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme, nuk do mund të përfitojë azil. Ditën e sotme , ai prezantoi projektligjin , ku tha se emigrantët që do të "hyjnë në Britani me anije të vogla" do të ndalohen dhe do të dëbohen shpejtësi.
“Sot po prezantojmë projekligj që e bën të qartë se nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme nuk do mund të kërkoni azil. Ne do të ndalojmë ata që hyjnë ilegalisht dhe do t’i kthejmë brenda disa javësh në vendin e tyre ose në një vend të tretë të sigurtë, si Ruanda. Pasi të jeni kthyer, do t’u ndalohet përgjithmonë, ashtu si në Amerikë apo Australi, që të hyni sërish në Britani. Kjo është mënyra se si ne do të shkatërrojmë modelin e biznesit të trafikimit të njerëzve dhe do të rimarrim nën kontroll kufijtë tanë. Njerëzit duhet të dinë që nëse vijnë këtu në mënyrë të paligjshme do të ndalohen dhe do të dëbohen menjëherë. Kur kjo të ndodhë dhe do ta dinë se po ndodh nuk do të vijnë më dhe anijet do të ndalen", tha kryeministri Rishi Sunak në një konferencë për shtyp mbi projektligjin që synon të ndalojë qëndrimin e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe.
Ai thotë se ky vendim ka ardhur pasi sipas tij, qytetarëve po iu bëhet padrejtësi, sepse paratë që shkojnë për këta emigrantë të paligjshëm, mund të shkojnë pikërisht për ta.
“Është krejt e padrejtë për qytetarët britanikë që kanë hapur shtëpitë për refugjatët e vërtetë që tani duhet të shpenzojnë rreth 6 milionë paund në ditë për strehimin e emigrantëve në hotele”, tha Sunak.
Masat e shpallura thuhet do të zgjasin ndjeshëm kufizimin, duke e bërë të pamundur hyrjen sërish në Britani, qoftë edhe si vizitor.
“Lëvizjet pritet të kenë një ndikim të veçantë tek emigrantët e Kanalit të La Manshit nga vende të sigurta, si Shqipëria”, shkruajnë mediat vendase.
Sipas të dhënave, gati 46,000 emigrantë kaluan Kanalin me varka të vogla vitin e kaluar, një dyfishim në krahasim me vitin paraardhës.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
Dëbora ‘pushton’ Britaninë e Madhe, vonesa në aeroporte dhe stacionet hekurudhore, ngrijnë avionët në pista
5 Janar, 12:24
-
Trump paralajmëron Britaninë: Hapni Detin e Veriut, hiqni qafe mullinjtë e erës
3 Janar, 19:11
Flet kot, sa per te trembur ata qe vijne me gomone. NUk e ka qeveria ne dore e kane gjykatat. Gjykatat nu pyesin per qevrine fare.
Përgjigju