Komisioni Evropian propozoi sot krijimin e një qendre antiterroriste të Bashkimit Evropian, në ndërkohë që bëri të ditur një sërë masash të marra pas sulmeve vdekjeprurëse në Francë dhe Danimarkë dhe pas dështimit të një atentati në Belgjikë, në fillim të këtij viti.Terrorizmi përbën një shqetësim të madh brenda Bashkimit Evropian, me sfida që përfshijnë kthimin e luftëtarëve radikalë, të cilët kanë lindur në territorin e unionit, por që luftojnë në Siri dhe Irak si edhe problemet e shfaqura nga interneti dhe lëvizja e lirë brenda bllokut.Komisioni premtoi vitin e kaluar të rishikonte gjithë axhendën e sigurisë që daton që nga viti 2010. Ky problem ridoli si emergjencë pas vrasjes së 17 personave nga sulmet terroriste në Paris, janarin e kaluar."Terrorizmi, krimi i organizuar dhe krimi kibernetik janë kompleks, në ndërkohë që sfidat e sigurisë për luftën kundër tyre i kalojnë kufijtë e Evropës", deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans.Siguria e brendshme është përgjithësisht kompetencë kombëtare dhe vendet anëtare kanë qenë tradicionalisht hezituese për të ndarë me njëra-tjetrën informacione konfidenciale që kanë lidhje me të dyshuarit apo hetimet."Komisioni propozon krijimin e një qendre antiterroriste nën kontrollin e Europolit, si një qendër sigurie për informacionet e shkëmbyera ndërmjet autoriteteve kombëtare të zbatimit të ligjit", sipas një deklarate të Komisionit Evropian.
Komisioni u kërkon vendeve anëtare të mbështesin politikisht axhendën e tij pesëvjeçare të sigurisë në samitin e ardhshëm të qershorit./ atsh/