Strasburgu: Gjykata të
dënojë ministrat e akuzua

Strasburgu: Gjykata të<br />dënojë ministrat e akuzua
TIRANE- Korrupsioni në gjyqësor ka intriguar Grupin e Shteteve të Këshillit të Europës Kundër Korrupsionit. I njohur nën siglën GRECO, ky organ i Strasburgut do të nisë nga janari i vitit të ardhshëm një raund të ri vlerësimi ndaj Shqipërisë, për të dhënë në fund dhe rekomandimet përkatëse për zbatimin në praktikë të luftës ndaj korrupsionit në gjyqësor.

Drago Kos, President i GRECO tha në një prononcim për Top- Channel se : "Praktika tregon se është e lehtë të ndryshosh ligje dhe të ngresh institucione të reja, por ajo çfarë është më e vështirë për t'u arritur është që t'i zbatosh ato në terren. Shqipëria nuk është shembull këtu. Shqipëria ka probleme serioze me zbatimin e legjislacionit të ri. Është pikërisht kjo arsyeja pse GRECO, duke filluar që nga janari i vitit të ardhshëm, nis një raund të ri për t'u marrë me korrupsionin. Shqipëria ka probleme serioze me zbatimin e legjislacionit të ri. Ne shpresojmë që legjislacioni dhe institucionet e reja të prodhojnë rezultatet e para për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta të mundshme gjyqësor. T'i vësh politikanët përballë drejtësisë, nevojitet vullnet politik i vërtetë", tha Presidenti i GRECO-s.

Në këtë kuadër, ai vlerëson akuzën shqiptare, kur ajo ka mundur të paktën t'i çojë ministrat përballë gjykatës, por Drago Kos thotë se vendi duhet të bëj dhe një hap shtesë, për dënimin e tyre nga gjykata.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basha katandiset në 4 vota: Jeni kthyer në konkubina! Ju paralajmëroj, mos votoni mbylljen e listave! Do ja fusni vetes

Basha katandiset në 4 vota: Jeni kthyer në konkubina! Ju paralajmëroj, mos votoni mbylljen e listave! Do ja fusni vetes