Strasburgu: Punëdhënësi mundet të
kontrollojë mesazhet e tua private

Strasburgu: Punëdhënësi mundet të<br />kontrollojë mesazhet e tua private
Punëdhënësi mund të kontrollojë përdorimin që punonjësit i bëjnë llogarisë së e-mailit të kompanisë dhe ka të drejtë t’i pushojë nga puna në rast përdorimi për qëllime personale. 

Ky është vendimi i dhënë së fundmi nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e cila përcakton se një kompani private nuk cenon privatësinë e punonjësit nëse kontrollon komunikimin e tij në llogaritë e kompanisë dhe është e justifikuar nëse ky fakt bëhet shkak për pushim nga puna.

Rasti ka të bëjë me çështjen e një inxhinieri rumun, i cili u ka kërkuar gjykatave të vendit të tij ta quanin të pavlefshëm vendimin për largimin e tij nga puna për shkak të asaj që ai e quante shkelje privatësie.

Çështja është dërguar në Strasburg pasi gjykatat e Rumanisë i kanë dhënë të drejtë punëdhënësit.
Inxhineri ishte pushuar pasi punëdhënësi ka zbuluar se ai përdorte llogarinë e kompanisë në “Yahoo” për të komunikuar me të fejuarën dhe të vëllanë, duke shkelur në këtë mënyrë rregullat e kompanisë.

Gjykatësit e Strasburgut kanë lënë në fuqi vendimin e drejtësisë rumune, e cila sipas tyre ka ruajtur ekuilibrin mes të drejtës për privatësi të punëmarrësit dhe interesave të punëdhënësit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0