Strasburgu: Shqipëria t'i
paguajë Alimuçës 8000 euro

Strasburgu: Shqipëria t'i<br />paguajë Alimuçës 8000 euro
STRASBURG- Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dje ankesën e shtetasit Vehbi Alimuçaj kundër Shqipërisë, dosje e dorëzuar në Strasburg më 2 Qershor 2005. Vendimi i trupit gjykues, që kryesohej nga presidenti Nicolas Bratza, kënaq pjesërisht kërkesat e Zotit Alimuçaj, duke detyruar shtetin shqiptar t'i paguajë atij 8000 euro si dhe taksat respektive në valutën vendase.

Ish-drejtuesi i kompanisë "Vefa Holding" u arrestua në prill 1998 me akuza të përsëritura mbi skemat mashtruese të huamarrjes. Në 2002, Alimuça u shpall fajtor nga Gjykata e Lartë për mashtrimin ndaj gjithë kreditorëve (57 923 mijë) të kompanisë së tij dhe u dënua me 20 vjet burg. Por, ai u lirua pas 8 vjetësh, në maj 2010, pasi 11 vite të dënimit të tij u ulën me dy akte amnistie, 6 muaj falë punës në burg dhe 1 vit iu hoq me faljen presidenciale të 2010-tës. Meqënëse vuante nga probleme serioze kardiake e neuropsiqike, Alimuçaj ishte ankuar për shërbim jo të duhur mjekësor gjatë vuajtjes së dënimit.

Sipas rregullores vendimi hyn në fuqi pas 3 muajsh, nëse asnjëra palë nuk do të kërkojë rishqyrtimin e saj. ( ne foto Vehbi Alimuçaj)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë