Në konferencën që po zhvillohet sot në Hotel Tirana, me temë “Strategjia 2020” Europës Juglindore vende pune dhe mirëqënie në perspektivën europiane" ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes prezantoi draft strategjinë e cila më pas në nëntor do të miratohet si strategji në një takim të përbashkët mes ministrave të Ekonomisë të vendeve të rajonit. Takimi do të zhvillohet në Sarajave.
Ky draft strategji që ka për qëllim krijimin e një vizioni të përbashkët në lidhje me zhvillimin e ekonomisë së rajonit, "ku këto tregje të mos konsiderohen të fragmentarizuara dhe të mos konkurojnë në mënyë rë padrejtë. Rajoni të prezantohet si një destinacion i vetëm atraktiv i investimeve të huaja.”- tha Ahmetaj.
Drafti, ka qëllim gjithashtu, rritjen e integruar të shkëmbimeve tregtare dhe shërbimeve brenda vendeve të rajonit.
QEVERIA DO KERKOJE BURIME TE REJA PER RRITJEN EKONOMIKE
Ahmetaj tha se projekti më i madh i kësaj qeverie është që ajo të jetë në shërbim të qytetarit dhe të rritjes dhe zbatueshmërisë së ligjit.
“Qeveria shqiptare është fokusuar tërësisht në rritjen ekonomike dhe në qeverisjen e mirë. Kriza ekonomike nxorri në pah problemet strukturore të vendit tonë dhe shohim që shumë distributor që kanë qenë kontribues në rritjen ekonomike sot kanë rënie, si sektori i ndërtimit. Në programin e ri të qeverisë theksohet se garantimi i rritjes së qëndrueshme të ekonomisë qëndron në faktin se ne do të gjejmë burime për rritjen ekonomike “Do të ndërtojmë modelin e ri të zhvillimit ekonomik”- tha Ahmetaj.
“Drafti kërkon përfshirjen direkte të qeverive të rajonit dhe domosdoshmërisht të organizatave ndërkombëtare që janë prezente në rajon. Zbatimi i kësaj strategjie rajonale do ta konsideroja një sinjal të fuqishëm për BE se rajoni është gati për të hyrë në BE”- nënvizoi më tej Ahmetaj.
Duke u ndalur në rolin që qeveria shqiptare ka në lidhje me zbatimin e kësaj strategjia ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes tha se qeveria shqiptare i duhet të krijojë një meaknizëm koordiunes duke përcaktuar qartë rolin dhe përgejgjësitë e saj në të gjitha sektoret.
CFARE GARANTON QEVERIA SHQIPTARE PER DRAFTIN STRATEGJIK
“Do sigurohet një pjesëmarrje direkte e ministrive të linjës. Vendosja e priorireteve dhe nevoja për asistencë teknike në linjë me strategjinë rajonale, duke garantuar mbështetje politike të qeverisjes. Më 21 nëntor ministrat e Ekonomve të vendeve të rajonit përmes deklarate të përbashkët do t’i hapin rrugën e zbatimit të kësaj strategjie.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)