Strategjia e integrimit, Taulant Balla:
Mesazhi i qartë, Ballkani në BE

Strategjia e integrimit, Taulant Balla:<br />Mesazhi i qartë, Ballkani në BE<br>
Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla e lexon si inkurajues mesazhin e Vlahutin dhe Hahn për integrimin e Ballkanit në BE. “Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të ardhmen e tyre e kanë në BE. Ky është mesazhi i qartë në Strategjinë “Juncker”’ shprehet Balla në Facebook.

Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka prezantuar mesditën e sotme strategjinë e BE për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor. Mogherini deklaroi se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe se vendet e tij ndajnë të njëjtën histori si Evropa.

Mogherini përmendi dhe Shqipërinë, duke vlerësuar se vendi ynë dhe Mali i Zi kanë zbatuar 100% politikat e jashtme të caktuara nga BE. Sipas saj, e ardhmja e përbashkët është prioriteti me të cilin po punon BE, duke shtuar se nuk ka ende një datë të saktë për negociatat.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore