TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vendosur të mos dekretojë ligjin e qeverisë për dhënien me koncension të rrugës së Arbrit me procedurë të veçantë për kompaninë shtetërore kineze. Vendimi i kreut të shtetit për bllokimin e një projekti kaq të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët merr nuanca të forta politike në një kohë kur vetë opozita e mbështeti vijimin e projektit për rrugën, duke dhënë votën e saj pro në Kuvend.
Nishani ka pasur në zyrën e tij prej datës 16 prill 2015, ligjin nr.41/2015 për dhënien me koncesion me proçedurë të përshpejtuar për kompaninë kineze “China State Construction” dhe pa asnjë motiv ka lënë në “harresë” dekretimin e tij. Mungesa e dekretimit pengon vijimin e punimeve për rrugën e Arbrit, në një kohë që ligji për të jo pa qëllim u propozua të ishte me procedurë të përshpejtuar.
/Shqiptarja.com