Strategjia e re/PD-LSI protestë në
mars kundër SPAK-ut dhe varfërisë

Strategjia e re/PD-LSI protestë në<br />mars kundër SPAK-ut dhe varfërisë<br /><br>
Opozita shqiptare, me bosht kryesor Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ka modifikuar strategjinë politike. PD-LSI po përgatiten për organizimin e një tjetër protesta në muaj mars, kohë që përkon me lëvizjet e para për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatat Speciale.

Nëse protesta e 17 janarit kishe si objekt kryesor rritjen e presionit ndaj shumicës për të shkarkuar prokuroren e përkohshme, Arta Marku, protesta e radhës do të organizohet për të kundërshtuar mënyrën e ngritjes së organeve të SPAK-ut si dhe për varfërinë.

Sa i takon organeve të SPAK-ut, të cilat do të godasin krimin dhe korrupsionin në nivele të larta, përfaqësuesit e Partisë Demokratike i kanë konsideruar ende u ngritur si celula politike të Edi Ramës. Sipas PD kapja e Prokurorisë së Përgjithshme dhe pjesërisht KLP-LGJ ka si qëllim në kapjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme.

Ndërsa për varfërinë, opozita pretendon se janë përjashtuar 20 mijë familje nga skema e ndihmës ekonomike. Kauza e kësaj proteste do të plotësohet edhe me elemente të tjera si krimi, korrupsioni, koncesionet, abuzimet e ndryshme, droga, trafiqet etj., çështje të cilat opozita i ka trajtuar muajt e fundit.

Protesta vjen gjithashtu në një kohë kur Shqipëria është para një prove të madhe sa i takon vendimit për çeljen e negociatave. Brukseli kërkon një historik me hetime, arrestime dhe dënime në nivele të larta për korrupsion, por nga ana tjetër kërkon edhe bashkëpunimin e opozitës dhe mazhorancës për interesin kombëtar. Gjithashtu, protesta do të përkojë edhe me rezultatet e para nga procesi i Vetingut. Nën kontroll janë rreth 100 prokurorë dhe gjyqtarë.

Organizimi
Report Tv mësoi se kreu demokrat, Lulzim Basha ka vënë në lëvizje të gjithë deputetët dhe krerët e degëve, të cilët kanë nisur takimet derë më derë te familjet në nevojë në çdo cep të vendit. Basha ka udhëzuar të gjithë vartësit e tij të marrin informacione të vërteta mbi familjet e hequra nga ndihma ekonomike, nëse ata janë vërtet në nevojë ekonomike dhe përjashtimi nga skena rëndon gjendjen e tyre.

Burime i thanë Report Tv se kjo është dhe pika kryesore e udhëzimit të Bashës, ndërsa angazhimi ka nisur dhe nga LSI. Mësohet se do ketë bashkëpunim shumë të madh mes partive opozitare për familjet e përjashtuara nga ndihma ekonomike. Takimet e politikanëve me familjet në nevojë do të vazhdojnë edhe dy javët në vijim, ku në fokus është organizimi i tyre për protesta, që nisin sërish në muajin mars.

Kjo është faza e parë, pasi protesta pritet të organizohet në rang qarqesh. Ka qenë pikërisht ndihma ekonomike që ka ndryshuar strategjinë e opozitës, duke e fokusuar objektivin e protestës te familjet e varfra dhe duke e zgjeruar protestën, jo më në qytete, por në qarqe. Ka një bashkëpunim mes forcave opozitare për të organizuar familjet në nevojë, një arsye e fortë kjo që bën të zhvillohet një protestë opozitare edhe më e madhe se ato të kaluarat.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024