Strategjia për pronën
Halimi: Gati në jana

Strategjia për pronën<br />Halimi: Gati në jana
TIRANË - Qeveria shqiptare deklaron se në fillim të vitit që po afron do të publikojë skemën për shpërblimin e pronave. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi tha sot se në janar qeveria do të bëjë publike, modelin për shpërblimin e drejtë e të plotë të pronave
Gjatë fjales në konferencën e Këshillit të Europës për vendimet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Halimi deklaroi se janë bërë përpjekje maksimale për reformimin rrënjësor të një prej të drejtave më themelore të njeriut, atë të pronësisë.
“Jemi në stadin e miratimit të një dokumenti kyç përfundimtar strategjik, i cili do të prezantojë një vizion të qartë dhe prioritete specifike, të matshme, të arritshme dhe të monitorueshme. Strategjia kombëtare e pronësisë, e qeverise shqiptare, e cila është duke u konsultuar me ekspertet me te mire vendas dhe te organizmave ndërkombëtare, do paraqesë ne mënyre specifike parimet e dimensionit kushtetues dhe lidhen me “interesin publik”, “shpërblimin e drejtë”, parimin e drejtësisë, të proporcionalitetit dhe të shtetit social”, deklaroi ministri i drejtësisë. Sipas tij, strategjia kombëtare e pronës do të miratohet në muajin e ardhshëm, do të këtë një plan veprimi konkret dhe plan masash objektive që synojnë digitalizimin tërësor të regjistrit të tokës dhe pronave në Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online