TIRANË - U prezantua ditën e sotme në Tiranë, Strategjia Europiane për detin Adriatik dhe Jon, organizuar nga Rajoni i Molisës në Itali. Në aktivitet të pranishëm ishin ambasadori Italian Masimo Gaiani, i ngarkuari me punë i delegacionit të BE Klajv Rumbold, dhe ministrja e inovacionin Milena Harito si organizatore e eventit.

Ambasadori Italian, Masimo Gajani, tha se kjo është një strategji shumë e rëndësishme që i jep mundësi Shqipërië të ketë akses në fonde të BE-së, por do të forcojë edhe bashkëpunimin rajonal, pasi shumë sfida si turizmi, shtetet nuk mund ti përballojnë dot të vetme. 

“Nga ana jone vlersojmë në mënyrë shumë të madhe kontributin që mund të japin rajonet italiane. Strategjia paraqet nje mënyrë inovative, për zhvillimin rajonal. Besoj se jam i pranishem ketu në nivel të lartë dhe kjo tregon se qeveria i jep një vëmendje të madhe kësaj strategjie, qe mundëson edhe aksesin në fonde të ndrsyhme. Kjo strategji do të japi një ndihmëse në rrugetimin e shqipërisë. Pasi shumë sfida, shtete nuk i përballojnë dot vetë. Ndodhemi në një det të përbashkët mesdhetar të përballur me sfida të përbashkëta , dhe të punuarit së bashku, na ndihmon në përballimin e sfidave dhe problemeve të mëdha që kemi”, tha Gaiani. 


Ndërsa, Klajv Rumbold nga delegacioni i BE, tha se Shqipëria dhe Kroacia janë dy vende lidere në rajon për turizmin, por shqipëria ka potencial të madh zhvillimi në këtë sektor edhe në të ardhmen.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)