Prej pak ditësh ndodhen në Shqipëri dy përfaqësuesit e FBI-së që do të asistojnë në luftën kundër krimit të organizuar trafiqeve, terrorizmit dhe korrupsionit. Sot Jack Liao dhe Mark Newhouse kanë zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.
Gjatë takimit me dy përfaqësuesit e FBI-së, atasheun e FBI, Jack Liao dhe Mark Newhouse, agjent special i FBI-së, i specializuar për hetimin e krimit të organizuar, u vlerësua me nota shumë pozitive bashkëpunimi mes FBI-së dhe Policisë së Shtetit.
Në takimin mes Çakos dhe agjentëve të FBI është diskutuar për strategjinë për goditjen e grupeve kriminale në Shqipëri. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Policia e Shtetit, në takim u konfirmua vullneti i zyrtarëve amerikanë për të ndihmuar policinë shqiptare kundër krimit të organizuar dhe në mënyrë specifike kundër krimit financiar, transfertave të paligjshme dhe aseteve të ardhura nga aktivitete kriminale.
Drejtori i Përgjithshëm Çako falënderoi zyrtarët e FBI-së dhe u shpreh se eksperienca e tyre do të shërbejë për orientim drejt rrugëve më të mira për të goditur dhe vënë përpara përgjegjësisë grupet e strukturuara kriminale.
Më pas zyrtarët e FBI-së janë takuar me Drejtorin e Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Idajet Faskaj. Takimet e këtij delegacioni do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar. Ministri Xhafaj u shpreh sot se përpos dy agjentëve të FBI në Tiranë do të vijnë edhe ekspertë nga Gjermania dhe Italia.
[gallery]24593[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.9%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18