Në Partinë Demokratike, subjektin politik më të madh në opozitë, po shqyrtohen dhe lakohen disa strategji, për rrëzimin e draftit për Reformën në Drejtësi, të cilin opozita e konsideron projekt të njëanshëm për të kapur sistemin. Përpos kërcënimeve në adresë të deputetëve të lëkundur, me përvëlim të Parlamentit, djegie mandatesh dhe akte të tjera ekstreme, opozita pritet të përcaktojë një plan konkret, për të minimizuar mundësitë e rrjedhjes së votave, gjithnjë nëse palët nuk do të gjejnë rrugën e konsensusit.
/Shqiptarja.com






