Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Dominique Strauss-Kahn do t’i paguajë shumën prej 6 milionë euro kamarieres së një hoteli në Nju York, Nafissatou Diallo, lidhur me akuzat se ka përdhunuar këtë të fundit.

Ish-kreu i FMN-së, njëkohësisht ish-kandidati socialist i cili do të rivalizonte presidentin e Francës Sarkozy, ka rënë dakord me kamarieren që kësaj histori t’i jepet fund pas pagesës së kësaj shume. Por e veçanta qëndron se 3 milionë nga shuma totale, ia ka dhënë ish-gruaja e tij.

Strauss-Kahn u arrestua në maj të vitit 2011 me akuzën që ai kishtë përdhënuar shërbyesen ku më pas prokurorët amerikanë i hodhën poshtë akuzat kriminale duke e lënë të lirë.

Por skandali i shkatërroi karrierën politike kandidatit socialist, i cili do të rivalizonte ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy në zgjedhjet presidenciale të majit 2012. Strauss-Kahn ka deklaruar gjithmonë se ka qenë një komplot i organizuar ndaj tij.

Sipas gazetës franceze “Le Monde” thuhet se ish-gruaja e tij Anne Sinclair, e cila u nda nga Strauss-Kahn pas 20 vjet martesë do të kontribuojë duke dhënë 3 milionë në shumën totale për të mbyllur përfundimisht skandalin.

(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)