Rasti Strazimiri ka qenë në qendër të diskutimeve të deputetëve socialistë. Pirro Lutaj ka shprehur rezerva lidhur me qëndrimin e policisë ndaj rastit të deputetit.

“Nëse Strazimiri ka qenë vërtetë me armë, më duket i pakuptimtë qëndrimi i policisë së shtetit”, mesohet të jetë shprehur Lutaj në mbledhjen e grupit të PS-së ku ka pretenduar se forcat e rendit duhet të kishin vepruar me Strazimirin si për çdo qytetar tjetër që kapet në flagrancë me armë.

Mesa duket ky rast do të jetë dhe kauza e PS-së për të demaskuar atë që e quajnë demagogji të PS-së për dekriminalizimin.

Ndërkaq në mbledhjen e grupit deputetëve u është lënë porosi që të thërrasin një pjesëmarrje sa më të madhe anëtarësie në referendumin e 9 prillit.

Një tjetër shqetësim i ngritur në mbledhje ka qenë dhe ai i deputetit Erion Braçe sipas të cilit fermerët e zonës së tij kanë pësuar një dëm ekonomik me të mbjellat e këtij viti. Ata kanë blerë dhe mbjellë fara kungulli që më pas ka rezultuar kastravec.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com