Strazimiri i PD-së letër qytetarëve: Kur s'njeh turpin hesht! Rreshtohuni me opozitën në protestë

Strazimiri i PD-së letër qytetarëve: Kur s'njeh turpin hesht! Rreshtohuni me opozitën në protestë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri përmes një letre u drejtohet të gjithë atyre qytetarëve që nuk i janë bashkuar protestës. Ai kërkon që të bashkohen me protestat e opozitës për disa arsye, që i rreshton më poshtë.

"Nëse nuk hesht dot, kërko thjesht falje dhe rreshtohu me Shqipërinë që rri në këmbë! Rri diku aty nga fundi, se mbase kupton se ç'do të thotë dinjitet, e fillon të bëhesh i denjë për një shoqëri që pikë referimi ka Evropën, jo ambasadat e saj në Tiranë" shkruan ndër të tjera Strazimiri.

Postimi i plotë i Gent Strazimirit
Kur s'njeh turpin!

Ti, që "të vjen turp" nga Shqipëria që proteston për demokraci përballë parlamentit të rrethuar me tela me gjemba, duhet të ishe turpëruar ditën kur more vesh që vullneti i Shqipërisë ishte përdhunuar nga "gjushët" , "gjiknurët" e "niçet" në orgjira sado-mazo me regji të "Rilindjes" ...

Ti, që "të vjen turp" nga Shqipëria që i qëndron përballë gazit helmues dhe nuk dorëzohet, duhet të ishe turpëruar ditën kur parlamenti i "gjushëve" u vetë-rrethua me tela me gjemba e policë nga frika e popullit.

Ti, që sot "turpërohesh" nga mungesa e dialogut midis Shqipërisë që nuk dorëzohet dhe "gjush-qeverisë" , duhet të ishe turpëruar ditën kur more vesh që "gjush-qeveria" dialogonte me sukses me krimin e organizuar, trafikantët e drogës e vrasësit për të fituar "tepsinë" !

Ti që të "turpëron" fakti i trishtë që në parlament nuk ka më debat intelektual alternativash, duhet të ishe turpëruar ditën kur more vesh që 19 "rilindas" nga 64 gjithsej, nuk vinin nga auditoret e bibliotekat, por nga burgjet e gjysmës së Evropës...

Ti, që sot ndjehesh "i turpëruar" nga retorika shpesh e rënduar e opozitës, si përgjigje e reagim, duhet të ishe turpëruar atë ditë kur kryeministri ndyu sallën e parlamentit me "batutën" e parë, ditën e parë kur foli si kryeministër, për shkak të votës që ti i dhe si "ndryshim" .

Ti, që sot ndjehesh "i turpëruar" se "imazhi i vendit" është përkeqësuar në Evropë, duhet të ishe turpëruar ditën kur gazetat e Evropës publikuan shifrën e parë të eksodit të ri të shqiptarëve, së bashku me fotot e tyre nëpër çadra të ndyra në pritje të një shansi për të rrezikuar edhe jetën e fëmijëve te tyre vetëm për të mbërritur diku në Angli... pa adresë e as plan.

Ti, që sot nga "turpi" që ndjen se Evropa po merr vesh që ka një Shqipëri që refuzon të emigrojë por, lufton për të mos u përzënë nga shtëpia prej qeverisë së dale "nga influenca e Niçes, Habilajve, Agron Xhafajve", duhej të ishe turpëruar ditën kur për shkak të Edi Ramës e sajmirtahirëve të tij, vendi yt meritoi emrin, aspak gazetaresk, " Kolumbia e Evropës"!

Ti, që nuk u turpërove asnjë dite, që nga ai 12 shtatori i vitit 2013, ti nuk e njeh turpin!

Ti, mund të kesh shkollë e të kesh lexuar e shkruar libra pa fund!

Ti, mund të krenohesh për aftësi intelektuale e politike, por psherëtima e "të moderuarit" që nxjerr sot, nuk të shpëton dot nga klithja e heshtjes tënde bashkëpunuese 6 vjeçare.

Ti, që sot "po humbet durimin" e që shqetësohesh se po na ikën një shans tjetër për t'u bërë "evropianë", je shembulli më i gjallë i prapambetjes intelektuale të kësaj shoqërie të atrofizuar në reagim deri në nivelin e primitivizmit.

Ti nuk e njeh turpin!

Ti je turpi vetë, kudo ku ndodhesh, kurdo ku ke heshtur, e në çdo rast kur ke "përtuar" të reagosh sepse prisje diçka nga qeveria e "gjushit", sepse "s'të frymëzonte Luli", sepse kishe "frikë" se mos padashje bëheshe "demokrat", apo "donatorët" e projektit në ambasadë "nuk ta këshillonin" reagimin...

Ti sot hesht!

Nëse nuk hesht dot, kërko thjesht falje dhe rrjeshtohu me Shqipërinë që rri në këmbë!

Rri diku aty nga fundi, se mbase kupton se ç'do të thotë dinjitet, e fillon të bëhesh i denjë për një shoqëri që pikë referimi ka Evropën, jo ambasadat e saj në Tiranë!!!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 01/03/2019 16:57

    Ky fytyre me syze... mezi pret qe te shkoje ne burg, vetem qe te hedhe sapunin pertoke....

    Përgjigju
  • Edi: 28/02/2019 21:40

    Kur degjon kta me kto thirjet e klithmat e tyre,bejn thirje se mendojn se shqiptaret jan budallenj te vriten per kta ,PO KUSH JE TI ORE PALACO KUSH JE ?BEJA VETES KTE PYETJE NJEHER LETYR PLER I PACIP TI E TE GJJTH QE PELLISNI E DONI LUFT NESE QEVERIA KA PROBLEME QE JAM I SIGURT QE KA PLOT BENI LIDHE LUFTONI NE PARLAMENT PLERA JO KSHU

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 28/02/2019 19:52

    Ja dhe kokemollcimka ben thirrje gati na ke bashke me timin

    Përgjigju
  • Populli: 28/02/2019 19:23

    Bo bo doli fundrrina ketij edhe Burgu do ti duket si parajse

    Përgjigju
  • shqupist leshi: 28/02/2019 18:00

    Ti qe nuk ke turp.Ti qe nuk ke cip.Ti qe je hajdut ,Ti qe nuk do te paguash taksat.Ti qe nuk do te pagush ujin.TI qe nuk do te paguash dritat.TI qe do ti vesh flaken ketij vendi qe te gezohen fqinjet tane qe kane investuar miliona euro per ti vene flaken.Ti qe ke vjedhur dhe nuk te ka denuar ligji.TI qe ke vrare dhe prap ke dale i padenuar.Ti qe ke arme ne brez dhe te duket vetja si sherif duhet te vini ne protesten tone fashiste.se ne ne emer te demokracis vodhem vrame perdhunuam dogjem dhe nuk pesuam asgje.prandaj TI nese i ke te gjitha keto me larte duhet te vish me NE.,Se ne demokraci pusht-eti merret me dhune dhe me force se keshtu thote demokracia shqupiste,.te gjithe ju qe keni dosjet te sala dhe keni frike se mos i nxjerr ne drite duhet secili nga ju te bjeri ne protest nga 100 veta secili.ndryshe e dini sec ju pret

    Përgjigju
  • Rruqja: 28/02/2019 17:58

    Po te rrjeshtohemi me SHQIPERIN Qe rrin ne kembe per te mbrojt kriminelet .vrasesit .hajdutet .nga ligji . Pranoja tani ne moment te vdisja se sa te gjej veten tek kto krimunela qe u mbeti goja gjoja tek populli dhe populli i bedon nxjerrin .1 Firmat piramidale per ti marr parat popullit .2 Bejne mbledhjen e materjaleve luftarake per ta hedh popullin qe aq fort duan .ne ere .3 i shesin teritorin ketij popullit.4 ja vrasin bijt popullit ne mes te bulevardit .5 shkatrrojn dhe djgin sa here te duan ne emer te popullit .ptu u shofshi STRAZIMIRT POLOQET NOKAT LYLUDHET .BERISHET E GJITHE HALET QE VODHEN E VRANE POPULLUN DHE TANI DUAN POPULLIN PERSERI PER MENXYRA TE REJA .

    Përgjigju
  • Tirona: 28/02/2019 17:52

    Boooo doli goholi femijve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK